Dy persona përfundojnë në spital në Shkup, thithën gazin që rrodhi nga bombola


Në një pompë benzine në Shkup ka patur rrjedhje të konsiderueshme të gazit, pasi që bombola ka patur defekt dhe nuk është mbyllur si duhet.

Me këtë rast, të punësuarit janë munduar që të parandalojnë më të keqe.

Si rezultat, ata kanë thithur gaz, gjatë tentimit për frymëmarrje. Kjo ka shkaktuar përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore.

Ata janë dërguar për shërim në spital. Rrjedhja e gazit bëri që komunikacioni në rrugën “Indira Gandi” të mbyllet për dy orë./Telegrafi