Dy persona ng Shipkovica bëjnë ndeshje me njëri tjetrin në Tetovë, njëri dërgohet në spital


Dje (29-tetor) në ora 19:50 në Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Bllagoja Toska” dhe “JNA” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë aksidentuar vetura “Mercedes” me targa të Tetovës e drejtuar nga 36-vjeçari M.M. nga Shipkovica e Tetovës dhe një motoçikletë “herk”, po ashtu me shenja regjistrimi të tetovës, e drejtuar nga 22-vjeçari N.I. nga i njëjti fshat. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB-Tetovë ka kryer inspektimin e vendit të aksidentit.

Baby Boo