Dy përfaqësues të Senatit francez do ta vizitojnë Maqedoninë në prag të referendumit


Senatorja dhe kryetarja e grupit për bashkëpunim Francë-Ballkani Perëndimor, Marta de Sidrak dhe senatori nga Val-d’Oaz dhe zëvendëskryetari i angazhuar për Maqedoninë, Arno Bazen, do ta vizitojnë Maqedoninë më 20 dhe 21 shtator, transmeton Portalb.mk.

Kjo vizitë, siç thuhet në njoftim për media, bëhet për marrëdhëniet e besimit dhe miqësisë mes Senatit të Francës dhe Kuvendit të Maqedonisë. Gjatë vizitës, ata do të takohen me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me grupin parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Francës, si dhe me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski, me drejtorin e Drejtorisë për marrëdhënieve bilaterale me shtetet evropiane, Goran Cekov dhe me drejtoreshën e Drejtorisë për Bashkim Evropian, Beti Jaçeva.

Në kuadër të kësaj vizite është parashikuar edhe konferencë e Akademisë diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në këtë moment kyç për shtetin, takimet do të jenë mundësi që të bisedohet për perspektivat pozitive të integrimit evropian dhe thellimin e bashkëpunimit për referendum të suksesshëm më 30 shtator, që paraqet kusht që Maqedonia të bëjë hap vendimtar në rrugën evropiane.

Gjithashtu ambasada e Francës do pres nga data 20 deri më 22 shtator përfaqësuesin special të Bashkimit Europian në Maqedoni në vitin 2001 dhe 2002, Alen Lë Rua. Ai gjatë misionit të tij, ai ka ndihmuar vendin në rivendosjen e besimit ndëretnik dhe në rikthimin e reputacionit në Europë. Ai ishte zëvendëssekretar i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse (2008-2014), pastaj ambasador në Itali (2011-2014) dhe së fundmi sekretar i Përgjithshëm i Shërbimit Europian për Veprim të Jashtëm nga janari i vitit 2015 deri në gusht 2016.

Ai ka një përvojë të gjerë në rajoni si zëvendës-koordinator Special i Kombeve të Bashkuara në Sarajevë në vitin 1995 dhe si prefekt i Pejës në vitet 1999-2000, por edhe në fushën e çështjeve ekonomike, si Drejtor për Çështje Ekonomike i ministrit të Punëve të Jashtme (2002-2005).

Agjenda e tij përfshin një seri bisedimesh politike me përfaqësuesit e autoriteteve të shumicës dhe opozitës, gjatë të cilave ambasadori do të ketë rastin të flas në Shkup dhe Tetovë mbi perspektivat e vendit në rast të referendumit të suksesshëm, një kusht ky që Maqedonia të marrë një hap vendimtar në rrugën e saj europiane.

Do të organizohen me këtë rast edhe dy gosti pranimi në rezidencën e Francës në kuadër të qëndrimit të tij, e para për deputetët e Grupit të Miqësisë Francë-Maqedoni dhe e dyta me rastin e mbajtjes së Universitetit Franko-Gjerman të Udhëtimit Ballkanik, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, në prani të ministrave të Mbrojtjes, Drejtësisë dhe Arsimit, si dhe profesorëve dhe studentëve.

Krejt në fund, si thuhet në njoftim për media, ambasadori Lë Rua do të shoqërojë senatoren nga Ivelin dhe kryetaren e grupit të bashkëpunimit Francë- Ballkani Perëndimor, Marta dë Sidrac dhe nënkryetarin e këtij grupi për bashkëpunim ndërparlamentar në Maqedoni, senatorin Arno Bazën, në një konferencë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku do të takohet me diplomatë, gazetarë dhe OJQ nga Maqedonia, një mundësi kjo e mirë për të shkëmbyer mendime me një audiencë të gjerë mbi situatën aktuale në vend.

Franca po ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni dhe mbetet e përkushtuar, në vitin 2018, sikurse edhe në vitin 2001, përkrah saj për ta shoqëruar dhe ndihmuar atë në rrugën e integrimit europian.

Baby Boo