Dy milion vaksina Pfizer mund të përfundojnë në plehra


Derisa disa shtete përpiqen të furnizohen me doza të nevojshme të vaksinës kundër COVID-19, në Hong Kong afër dy milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech mund të përfundojnë në plehra. BBC raporton se në rajonin e veçantë administrativ kinez të Hong Kong-ut, që ka më shumë doza vaksinash se sa nevojiten për banorët, janë vaksinuar më pak se 20 për qind e popullatës, pasi qytetarët nuk duan të vaksinohen.

Autoritetet paralajmëruan se për tre muaj do të skadojë afati i rreth dy milionë dozave të vaksinës Pfizer-BionNTech dhe se një pjesë e konsiderueshme e tyre do të përfundojnë në plehra.

Deri më tani janë vaksinuar vetëm një e treta e punonjësve në sektorin e shëndetësisë në Hong Kong. Ndër arsyet e mos arritjes së nivelit të dëshiruar theksohet numri i vogël i rasteve të personave të infektuar dhe mosbesimi i qytetarëve ndaj qeverisë.
Disa politikanë lokal kanë propozuar që dozat për të cilat pritet që së shpejti t’u skadojë afati të transportohen në vendet që kanë nevojë për to.

Baby Boo