Dy maqedonas të dyshuar për një vrasje brutale në Belgjikë


Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë ndërmarrë disa veprime komplekse hetimore me kërkesë të autoriteteve hetuese belge, duke përfshirë dy bastisje në Shkup me qëllim të sigurimit të provave për një vrasje të kryer në Belgjikë, njofton Prokuroria Publike.

Prokurorët belgë po hetojnë një vrasje të kryer në Ostend të Belgjikës, pasi trupi i pajetë i një gruaje u gjet i hedhur pranë kufirit mes Belgjikës dhe Holandës më 21 mars.

Në procedurën e mëparshme të organeve hetimore belge janë siguruar prova për përfshirjen e dy shtetasve maqedonas në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tashmë ndodhet në paraburgim në Belgjikë dhe në pritje të gjykimit.

Baby Boo