Dy kamerierë në MPB të infektuar me Covid 19


Dy të punësuar në bufenë e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të cilën ka rreth 200 të punësuar, janë pozitiv me koronavirus. Këta dy persona janë futur në të gjitha zyrat ku është dashur të dërgojnë kafe, lëngje dhe ujë, ndërsa kanë shërbyer edhe vet ministrin Naqe Çulev, por askush nuk është në izolim.

“Ne organizohemi vet të testohemi, pse askush nga udhëhqësia e MPB nuk reagon. Udhëheqësia nuk fton në vetizolim, ndërsa të gjithë kemi qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të punësuarit e bufesë, të paktën njëherë në ditë çdo ditë”, shprehen të revoltuar personat në zyrat e ndërtesës së ministrisë.

Bufeja ishte menjëherë afër zyrës së këshilltarit të Ministrit Çulev, Muhamed Ismaili, për të cilin ai ka konfirmuar në Facebook se është pozitiv me Kovid -1 9. Atëherë Çulev ka shkruar se Ismaili nuk është paraqitur në punë dhe se për herët ë fundit është parë më 24 maj. Disa nga të punësuarit thonë se ai është parë më 3 qershor, kur ka marrë pjesë në mbledhje në ndërtesë kur ndodhi aksidenti i fundit me helikopter.

Të punësuarit në ndërtesë thonë se u është lënë vet atyre të bëjnë anketa epidemiologjike nëse kamerierët janë infektuar nga Ismaili, me kënd tjetër ai ka qenë në kontakt, të bëjnë algoritëm për transmetimin e infeksionit nga këshilltari i Çulevit dhe nga kamerierët, të organizohen vet që të testohen me shpenzimet e tyre. Ata thonë se janë shumë të revoltuar që ministri nuk ka ftuar epidemiologë, as edhe nuk ka bërë ftesë për vetizolim./Sakamdakazam.mk

Baby Boo