“Dy kafe një ujë 10 mijë lekë në Jug”, Klosi: E rëndësishme të ketë faturë me TVSH, nuk është shqetësim lokali i shtrenjtë


Çmimet e larta të produkteve bazë në disa plazhe në jug të vendit janë një shqetësim për shumicën e pushuesve të cilët frekuentojnë këto zona gjatë muajve të verës.

Javën e shkuar në rrjet qarkulloi një faturë nga Dhërmiu, ku dy kafe dhe një ujë rrumbullakoseshin në plotë 10 mijë lekë të vjetra. Në lidhje me temën e abuzimit të çmimeve ministri i turizmit Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deklaroi se e rëndësishme për buxhetin e shtetit është të ketë faturë, duke mos u ndalur aspak tek çmimet e shtrenjta.

“E rëndësishme është të ketë faturë. Mua më vjen mirë që ato e fotografohen edhe e nxjerrin faturën, sado e madhe që ajo është sepse nga ajo faturë TVSH apo taksa i shkon buxhetit të shtetit. Pra nuk është shqetësim një lokal i shtrenjtë. A ka ofertë? Unë mendoj që në Shqipëri ka ofertë. Destinacioni jonë është që t’i ofron të gjitha dhe gjithsecili zgjedh ofertën që kërkon. Sado të them unë ‘kjo ndodh edhe në botë’ i kemi kjo është pjesë edhe e PR që bëjnë vetë lokalet, se në fakt kjo është edhe pak pjesë e PR të tyre, pra akoma ka një grup shoqëror që zgjedh atë më të shtrenjtën. Pra, kërkesa ime për pushuesit është që mos gënjehen nga ato që shohin nëpër portale të zgjedhin me kujdes lokalin, hotelin. Ne nuk kemi një bregdet që është i uzurpuar nga çmimet e shtrenjta”, tha Klosi.

Baby Boo