Një klient i zemëruar ka postuar online një faturë, e cila po diskutohet në mbarë botën.
Juan Carlos Bustamente nga Kili, tha se mbeti i shokuar kur mori faturën e kafenesë Lavena në Venecia.
63-vjeçari tha se në faturë shkruhej se duhej të paguante 43 euro për dy kafe dhe dy ujë.
Kafeneja ndodhet në sheshin Shën Marku.
Fotoja e faturës së tij është bërë virale në Itali dhe shumëkush thotë se kjo është një vjedhje.
Një zëdhënës i lokalit tha se klientët paguajnë më shtrenjtë nëse ulen jashtë lokalit.
Ai tha se shpesh ata nuk i dëgjojnë kamarierët kur u thonë se pagesa është më e madhe kur ulen jashtë.
“Thjesht na thonë të largohemi dhe irritohen nëse insistojmë,” tha zëdhënësi.
Kjo nuk është hera e parë kur turistët mendojnë se ndjehen të zhvatur në Itali.