DY JAVË PAS OVERDOZËS DEMI LOVATO JEP MESAZHIN E FORTË, JA LETRA QË PËRLOTI BOTËN


Kanë kaluar dy javë nga raportimi i mediave amerikane për gjendjen e rëndë shëndetësore të këngëtares së njohur Demi Lovato.

Demi Lovato u dërgua në gjendje të rëndë në spital pasi kishte marrë mbidozë droge. Gjatë kësaj kohe të shumtë kanë qenë miqtë dhe fansat që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur këngëtaren.

Tashmë që duket se Demi e ka kaluar gjendjen kritike ka publikuar një letër duke dashur të japë një mesazh të fortë. Këngëtarja falenderon të gjithë të afërmit dhe fansat që i kanë dhënë mbështetje në momentet më të dobëta dhe delikate të saj.

Gjithashtu bukuroshja amerikane është shprehur se do ta vazhdojë luftën kundër drogës duke shpresuar se së shpejti do t’ia dalë mbanë.

“Unë kam qenë gjithnjë transparente për varësinë ndaj drogës. Ajo që kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket me kalimin e kohës, është diçka që duhet të vazhdoj ta kapërcej dhe nuk e kam bërë ende. Dua të falenderoj Zotin që më mbajti gjallë dhe në jetë. Për fansat e mi, jam gjithnjë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Mendimet tuaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar shumë në këtë periudhë të vështirë. Dua të falenderoj familjen time, ekipin dhe stafin e spitalit ‘Cedars-Sinai’ të cilët kanë qenë në anën time gjatë gjithë kësaj kohe. Pa ata, nuk do të isha këtu duke shkruar këtë letër për të gjithë ju. Tani kam nevojë  të shërohem dhe të fokusohem në rrugën time për një rikuperim të plotë. Dashurinë që më keni treguar të gjithë nuk do ta harrojë asnjëherë dhe mezi pres të vijë dita kur do të them se ia kam dalë. Do të vazhdojë të luftojë”, ka shkruar këngëtarja.

ghgjgj.jpg

Baby Boo