Dy inspektorë të arsimit janë sulmuar në Strugë


Dy inspektorë të arsimit janë sulmuar verbalisht pasi janë penguar të kryejnë inspektim në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Inspektimi është inicuar me kërkesë të vetë universitetit por përsëri ai nuk është lejuar të realizohet kurse inspektorët thonë se janë kërcënuar, sharë dhe ofenduar, njofton Alsat M.

Rastin e kanë paraqitur në policinë e Strugës dhe paralajmërojnë padi penale ndaj universitetit. Pengesa, siç thonë ata, është bërë nga vetë rektori dhe kreu i bordit drejtues të UNS-së Armend Kadriu.

Dy inspektorët nga terreni thonë se nuk është hera e parë që në këtë universitet, inspektimi u është bërë i pamundur. Si arsye, ata theksojnë një numër të madh të perregullësive dhe shkeljeve që kanë evidentuar gjatë inspektimeve të mëhershme dhe të cilat nuk janë mënjanuar nga universiteti edhe përskaj afatit që i është dhënë.

Baby Boo