Dy humbje për 24 orë, gruas së Cimës i vdiq edhe vëllai


Shukrie Thaçi nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar.
Ajo është bashkëshortja e humoristit tanimë të ndjerë Cimës.
Shukria ka përjetuar dy dhimbje të mëdha, ende pa u bërë 24 orë ka humbur edhe vëllain, edhe burrin e saj.

https://www.facebook.com/shukrie.thaci/posts/4455642264452565

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarë të humorit.
Familjarët e Cimës të cilët menaxhojnë faqen e aktorit në Facebook kanë njoftuar se varrimi i Cimës do të bëhet nesër në Vukovc të Drenasit prej orës 13:00.

“Të dashur familjare, miq, shok e dashamires, Ju njohtojmë se sot, me 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaqi! Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.
Familja e Rasim Thaqit “, thuhet në postimin e tyre.

Baby Boo