Dy gra të një familje rrahen keq mes vete: Njëra përfundon në spital


Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy gra të të njëjtës familje janë përleshur fizikisht dje në Podujevë, ku si pasojë njëra ka marrë tretman mjekësor.

Policia përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se rasti ndodhi dje rreth orës 11:00.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Baby Boo