“Dy dekada janë kënaq hoteleve t’Brukselit, kinse për dialog”/ Befason Lajçi, për kë e ka fjalën!


Aktori shqiptar, Çun Lajçi i ka reaguar ashpër pas sulmit që opozita dhe disa analistë poi a bëjnë kryeministrit Kurti, pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel

Ai në një postim në Facebook u shpreh se këto akuza vijnë, pasi disa nuk janë mësuar me qenë të barabartë, se vegëzat e hajnisë i kanë përtej Ibrit!

“Tash edhe tabelat iu pengojnë: Ç’janë këto letra ngjitëse mbi simbolet! Pse KFOR-i n’kufijeë? Forca që na shliroj e na ruejti!

Ku asht finalja e dialogut? S’kanë durim me pritë edhe 6 muej, se dy dekada janë kënaq hoteleve t’Brukselit, kinse për dialog!”, shkroi Lajçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rujna Zot shqiptarit t’unët

Jetoj në nji vend ku fjala e parë asht besa e dora e shtrime!

Fjala e dytë premja n’besë e dora grusht!

Jetoj në nji vend ku vjedhja asht ma e randësishme se djersa e ballit!

Rrena asht ma e sakt se e vërteta! Dija asht mos die e bukuria shemti!

Rujna Zot!

Del dikush e bërtet: Ai asht shejtani! E dorëzoj veriun! E poshtnoj policinë! I legjitimoj komunat serbe. E ktheu Serbinë n’Kosovë!

Çfar poshtërsie!

Çfar rrenash për nji kryetaruc komune!

Del dikush e bërtet: Ajo asht shtriga që heshtë! Na çartën me Amerikën! Gazin rus e duen n’Kosovë! Veç mungon edhe urdhni: Kapni gurët ju që s’keni ba faje e ua thyeni kokat!

Po ku me i gjetë t’pa fajshmit n’vendin tim, kur urdhnuesit e djeshit janë fajtorët e sodit? Fajdexhijë! Dallaverxhijë! Interesxhijë! Xheparosha! Krymbosha e kryebosha!

S’janë mësua me iu mbetë lugu pa ujë e strajca pa taxhi!

S’janë mësua me qenë t’barabartë, se vegëzat e hajnisë i kanë përtej Ibrit!

Baby Boo