Dy “Besat”, ende me një grup parlamentar, Sherifi: duhet të përcaktojnë nga cila anë janë


Të dy krahët e Lëvizjes Besa ende nuk kanë një qëndrim të qartë se si do të funksionojë grupi i tyre parlamentar, tani që tre nga pesë deputetët e këtij subjekti politik janë pjesë e Qeverisë, ndërsa dy të krahut të Kasamit mbetën në Opozitë.
As pas 1 qershorit në Kuvend nuk vërehet asnjë lëvizje për ndarjen e deputetëve në dy grupe të veçanta. Sipas të gjitha gjasave, pritet vendimi i gjykatës për të treguar se kush ka të drejtë të thirret në emrin e Lëvizjes Besa.
Profesori universitar, Isak Sherifi, vlerëson se dy krahët duhet të formojnë sa më shpejt grupet e tyre parlamentare, madje nuk hedh poshtë edhe mundësinë që krahu i Afrim Gashit me tre deputetët e tij të krijojë një grup të ri parlamentar me dy deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare, e cila do ta ndihmonte edhe vetë Lëvizjen Besa të qartësojë pozicionet e dy krahëve të saj.
“Nëse këta thirren se jemi bërë pjesë e Qeverisë, sepse Maqedonisë i duhet një establishment politik për ta integruar atë në Bashkimin Europian dhe në NATO, asgjë të keqe nuk ka që Lëvizja Besa së bashku të veprojë si grup parlamentar me PDSh-në dhe me këtë do të kemi një situatë më të qartë se cilat parti ngelen në opozitë dhe cilat parti tanimë kanë përqafuar platformën qeveritare të Zoran Zaevit”,- deklaroi profesori universitar, Isak Sherifi.
Edhe Afrim Gashi edhe Bilall Kasami në disa raste, në prononcimet mediale kanë pohuar se kjo çështje së shpejti do të definohet në organet e partisë,  por nga ana tjetër deputeti i krahut të Kasamit, Fadil Zendeli, për TVM2 pohoi se kjo çështje mbetet si përcaktim individual i secilit prej deputetëve.
Baby Boo