Dy agjentët maqedonas: Ja si e zbuluam aferën e përgjimeve


Gjorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski janë dy agjentët e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit që zbuluan aferën e përgjimeve në Maqedoni.

Llazarovski sot gjatë fjalës së tij në gjykatë për rastin “Target dhe Fortesa” theksoi se ndërhyrja e ish-regjimit në mbylljen e televizionit A1 ishte momenti kyç kur kishin vendosur që të sigurojnë dëshmi për përgjimet masive që po kryheshin. Sipas tij, ndërhyrja dhe mbyllja e këtij televizioni ishte ngjarje që bëri të qartë se pushteti i asaj periudhe do të ishte pa kontroll.

“Unë dhe Zvonko vlerësuam se duhet që të bëjmë diçka për të ndaluar keqpërdorimin e sistemit të përgjimeve, që duhej të shërbente për siguri”, theksoi Llazarevski, duke shtuar se më pas është takuar me ish-shefin e Shërbimit sekret të periudhës së LSDM, Zoran Verushevski, të cilit i kanë bërë me dije se çfarë po ndodhë. Verushevski atyre i ka thënë se duhej të ruheshin materialet dhe të analizoheshin. Siç mësohet prej tyre, materialet e para janë kopjuar në fund të 2010 dhe i janë dorëzuar Verushevskit. Bëhej fjalë për biseda të opozitës, por edhe të ministrave të asaj kohe, ku më të targetuarit ishin ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ministri transportit Mile Janakievski.

Baby Boo