Dy 30-vjeçar e rrahin një të mitur në fshatin Sllatinë të Tetovës


Me datë 21.01.2024 në ora 02:00 në fshatin Sllatinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Departamenti i Policisë Tearcë, kanë privuar nga liria J.S.(33) dhe D.S.(31), të dy nga fshati Sllatinë, për shkak të dyshimit se me datë 20.01.2024 në fshatin Sllatinë kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga fshati. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të saj do të vijojë raporti përkatës.

Baby Boo