Durmishi: Shkaku i mosmarrëveshjeve me Listën Më Mirë për Tetovën nuk kemi arritur ti kalojmë edhe llogaritë përfundimtare të ndërmarrjeve komunale


Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durimishi në emisionin ‘’POLEMIKË’’ ka deklaruar se shkaku i mosmarrëveshjeve me këshilltarët e Listës Më Mirë për Tetovën nuk kanë arritur t’i kalojnë edhe llogaritë përfundimtare të ndërmarrjeve komunale si dhe shkollave fillore dhe të mesme.

“ Shkaku i mosmarrëveshjeve me këshilltarët e MMPT nuk kemi arritur ti kalojmë edhe disa llogari përfundimtare. Raportin e punës dhe raportin financiar të ndërmarrjes publike të “Tetova Transport” , e kemi edhe raportin e punës dhe raportin financiar të shkollave fillore dhe të mesme, e kemi edhe raportin financiar të ndërmarrjes së parkingut “Parkingu” Tetovë, presioni i vazhdueshëm nga ana e tyre, vërejtjet teknike lidhur me dokumentacionin kanë bërë që ne si koalicion të mos kalojmë disa llogari përfundimtare, edhe pse janë procedura ligjore që duhet të kalohen” thotë Durimishi
Më tej, ai vazhdon se nuk është e mundur që administratën për 6 muaj nga një nivel siç e kemi gjetur ta ngrisim në majat më të larta.
“Është e pamundur që për 6 muaj administratën e Komunës së Tetovës ta ngrisim në majat më të larta, edhe ne shpeshherë kemi vërejtjet tona gjatë seancës së këshillit por edhe jashta saj ku kemi probleme të ndryshme me të cilat përballemi, edhe kur këshilltarët nga lista MMPT kërkonin ndryshime gjatë dokumentacionit apo materialit, administrata e komunës më ka thënë se është e pamundur që për një kohë aq të shkurtë të bëjnë ndryshime të tilla” deklaron Durmishi.

Baby Boo