Durmishi: Kemi 30 paraqitje për dëmtim të shtëpive, 10 persona janë strehuar në hapësirat e zjarrfikësve pasi uji ka kapluar tërësisht shtëpitë e tyre


Besar Durmishi nga komuna e Tetovës për TV21 deklaroi se ka rreth 30 paraqitje të dëmit të shtëpive si pasojë e vërshimeve në Tetovë.

Durmishi tha se mbrëmjen e kaluar 10 persona janë akomoduar në hapësirat e zjarrfikësve pasi nuk kanë pasur strehë si pasojë e dëmtimit të shtëpive nga moti i ligë.

“Theksoj se edhe ditën e sotme kemi ende qytetarë që na paraqiten, ujin e kanë nëpër bodrumet e tyre dhe punonjësit e zjarrfikësve janë në terren. Deri më tani janë paraqitur afërisht 30 qytetarë të cilët uji dhe vërshimet ua kanë dëmtuar shtëpitë e tyre. Ka pasur diku 10 persona shkaku që uji ka kapluar tërësisht shtëpitë e tyre, janë strehuar tek hapësirat e zjarrfikësve”, tha mes tjerash Durmishi duke apeluar deri tek Qeveria që ta marrin seriozisht situatën në Tetovë.

Baby Boo