Duriqi kërcënon Zekën: M’ke borxh, me kanun


Gazetari, Milaim Zeka, ka publikuar një fotografi të një bisede private me Visar Duriqin, ku ky i fundit e ka kërcënuar “me Kanun”.

Kjo vjen pasi Gazeta Online Shqip.com, ka publikuar një bisedë telefonike ndërmjet Visar Duriqit e biznesmenit Halit Sahitajn.

“Milaim Zeka. Deri sot të kam konsideruar mik edhe kur të tjerët kanë raportu për ty, kam qëndru anash. Nga sot m’ke borxh me kanun. Merre si të duash ti”, është mesazhi që Zeka ka marrë nga Duriqi, të shtunën në ora 11:05.

Biseda telefonike e siguruar nga Gazeta Online Shqip.com vë në pah shkeljen më të madhe profesionale që një gazetar mund të bëjë brenda profesionit, sipas Kodit të Mediave të Shkruara në Kosovë.

Visar Duriqi, autor i emisionit “InDoks”, në këtë bisedë futet në pazar lajmesh me Halit Sahitajn, të cilin vetë portali Insajderi.org, në një dokumentar e kishte portretizuar si njeri të dyshuar që punon për shërbime sekrete ruse.

Dokumentari i emisionit “InDoks”, e prezanton Sahitajn si oligark, derisa më pas argumentohet se ka dyshime të mëdha që ai është edhe agjent rus.

Në telefonatën e realizuar në verën e vitit 2020, Duriqit i kërkohet nga Sahitaj të publikojë disa lajme me pagesë. Duriqi, në anën tjetër, i referohet Sahitajt si “Boss”.

Baby Boo