Duraku sërish ministër, 17 vite funksionarë në pushtet qendror dhe lokal (VIDEO)


Sadulla Duraku duket të jetë funksionari i BDI-së që më së shumti i ka ndjerë të mirat e pushtetit. Qoftë të pushtetit lokal, apo qoftë atij qendror. Pas famës që e morri duke ndalë ventilin për furnizim me ujë në rajonin e Likovës gjatë konfliktit, pas çka edhe e mori llagapin “Komandant Ventili”, fama e Sadulla Durakut vazhdoi të jetojë për shkak të posteve të rëndësishme që do ti mbajë prej kur BDI-ja erdhi në pushtet.

Prej vitit 2002 kur i fitoi zgjedhjet e para pas konfliktit të vitit 2001 BDI-ja, e deri më sot kur po transferohet në një ministri të re për Sistem politik, Sadulla Duraku asnjëherë nuk ka mbetur pa post qeveritar, apo ndonjë funksion tjetër të rëndësishëm.

Për 17 vite me radhë, Duraku ka shëtitur nga resori në resor, por asnjëherë nuk ka mbetur pa rrogë nga buxheti i shtetit.

Menjëherë pasi BDI e mori pushtetin në vitin 2002, i ashtuquajturi “Komandant Ventilli” u emërua zëvendës drejtor në Doganë. Por në këtë post nuk qëndroi shumë gjatë pasi ishte vetëm urë kaluese për post më të lartë.

Prej vitit 2002 e deri në vitin 2006, Sadulla Duraku ka qenë ministër i Bujqësisë, në Qeverinë e ish kryeministrit Vllado Buçkovski të LSDM-së.

Duraku gjatë Qeverisjes së BDI-së me VMRO-në, për 8 vite me radhë, ka qenë kryetar i Likovës. Mandatin e ushtroi prej vitit 2009 e deri në vitin 2017.

Nuk do largohej nga komuna po të mos emërohej në postin e ministrit të ekologjisë në vitin 2017 kur pushtetin tashmë e kishte marrë Zoran Zaevi dhe e kishte marrë BDI-në në koalicion.

Sadulla Duraku ishte ministër i ekologjisë për dy vite, por edhe gjatë kësaj peridhe të shkurtër e përcollën një mori skandalesh për shkak të ndotjes së ajrit. Duraku nuk kishte dalë thuajse aspak në media për të raportuar mbi punën e tij dhe nuk kishte arritur ta luftojë ndotjen, dhe për këtë shkak ishte ndër emrat e parë që flitej se do të shkarkohej për shkak të dështimit.

Por vërtetë Duraku u shkarkua, për tu transferuar në një ministri tjetër.

Baby Boo