Duraku mori detyrën e ministrit në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive


Sadulla Duraku sot zyrtarisht mori detyrën e ministrit në Ministrinë e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Gjatë marrjes së detyrës së re, ministri Duraku theksoi se ministria e re që filloi me punë, në fokus të punës së saj do të ketë realizimin e obligimeve që dalin nga akti i themelimit të resorit të ri, nxitjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira në mes bashkësive etnike si bazë e Marrëveshjes së Ohrit dhe realizimi i të gjitha masave në kuadër të sistemit politik në vend në pajtim me Programin për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministri Duraku mes tjerash potencoi se për realizimin e këtyre qëllimeve primare ka filluar edhe organizimi i brendshëm i këtij institucioni që paraqet bazë në funksionimin e ministrisë së re. Gjatë marrjes së detyrës, Duraku theksoi se për të gjitha aktivitetet e rradhës të ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, opinioni dhe qytetarët do të jenë të njoftuar. Ndryshe, të enjten Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut emëroi z. Sadulla Durakun për ministër në Ministrinë për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive. Paraprakisht, z Duraku kryente funksionin e ministrit në ministrinë e Ambientit jetësor dhe Planifikimit hapësinor.

Baby Boo