Duke kërcyer me flamurin shqiptar, ylli i serialeve turke tregon me krenari origjinën e tij (VIDEO)


Ylli i serialeve turke, Burak Yoruk, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e tij e madje shpesh herë ka treguar me krenari se ka prejardhje shqiptare, siç ka bërë edhe së fundmi.
Aktori 26-vjeçar ka publikuar mbrëmjen e së enjtes një video në InstaStory duke kërcyer në një dasmë me flamurin kuq e zi ndërkohë që në sfond luhet kënga “Shqipëri moj nëna ime”.

Po ashtu, para disa ditësh, Burak ka postuar një foto në Instagram me përshkrimin “djali i nënës”, duke i treguar kështu me krenari të gjithë ndjekësve të tij gjuhën e bukur shqipe.
Kujtojmë se Yoruk zbuloi se ka origjinë shqiptare, përmes një video të publikuar në Youtube. Nëna e Burakut është shqiptare, mirëpo aktori tha se di vetëm disa fjalë në gjuhën shqipe.“I di disa fjalë, çka po bon, mirë, ti qysh je”, ka thënë ai.

Baby Boo