Duka: Më 11 prill kalon periudha e gjendjes së krizës, kërkuam nga Qeveria të tregojë si do të jetë trajtimi i mëtejshëm


Në konferencën e sotme të rregullt për shtyp kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, informoi se i është dërguar kërkesë Qeverisë të informojë si do të jetë statusi i komunave Dibër dhe Qendër Zhupë pas 11 prillit, kur kalon periudha e gjendjes së krizës.

“Siç dihet në Dibër dhe Qendër Zhupë është shpallur gjendje e krizës 30 ditë, periudhë e cila kalon më 11 prill të këtij muaji. Ne sot i dërguam kërkesë Qeverisë së RMV-së të na informojë si do të jetë trajtimi dhe statusi i të dyja komunave pas kësaj date. Dua të informoj se për statusin e mëtejshëm të të dyja komunave në këtë gjendje të pandemisë do të vendosin organet kompetente dhe ekspertët e kësaj fushe në Qeveri, të cilët do të bëjnë vlerësim. Për këtë nuk vendosim as ne as kryetarët as, megjithatë, shtabet”, tha Duka.

Duka: Më 11 prill kalon periudha e gjendjes së krizës, kërkuam nga Qeveria të tregojë si do të jetë trajtimi i mëtejshëm

Shtabi Operativ Komunal vazhdon me masat dhe aktivitetet e projektuara, të cilat kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit të rrezikshëm.

“Të punësuarit në Ndërmarrjen Komunale Publike “Standard” dhe njësiti zjarrfikës territorial vazhdojnë sipas dinamikës së projektuar me dezinfektimin e dytë me radhë të hapësirave publike dhe frekuentuese, kontejnerëve, shportave për mbeturina në qytet dhe vendbanime, ndërsa mbrëmë përfunduan me dezinfektimin e banesave kolektive dhe disa rrugëve dhe një pjesë të lagjeve në qytet”, informoi Duka.

Duka: Më 11 prill kalon periudha e gjendjes së krizës, kërkuam nga Qeveria të tregojë si do të jetë trajtimi i mëtejshëm

Gjendjen e sigurisë gjatë 24 orëve të fundit e vlerësoi si të qëndrueshme, duke theksuar se nuk janë vërejtur mosrespektim të ndalesës së lëvizjes, nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve, vjedhjeve dhe aksidenteve.

Lidhur me gjendjen me koronavirusin, tha se priten rezultatet prej 13 personave të testuar, 29 janë në trajtim shtëpie, ndërsa 79 persona apo tetë më shumë krahasuar me dje janë në izolim në shtëpi.

Baby Boo