Duka gjatë raportimit ditor: Qytetarët që kanë simptome të paraqiten te mjekët amë


Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka ka dhënë raportin ditor për gjendjen me koronavirusin. Ai ka njoftuar se mes 29 të infektuarve të rinj në nivel shtetëror, një është nga Dibra.
Duka ka njoftuar se tash për tash 13 dibranë janë për mjekim në Shkup, kurse 27 të tjerë janë në mjekim shtëpiak.

“Numri i përgjithshëm tani shkon në 40, 13 janë në Shkup dhe 27 në mjekim shtëpiak, kurse në izolim shtëpiak janë 199 persona. Gjendja e sigurisë dje ka qenë shumë e mirë dhe nuk ka pasur asnjë shkelje”, tha Duka.

Ai ka lutur qytetarët që kanë simptoma të koronavirusit dhe të gripit, të paraqiten te mjekët amë.

“Më pas mjekët do të vendosin a ka nevojë apo jo t’u bëhet testimi”, tha Duka.

Duka ka ftuar qytetarët të paguajnë faturat me rregull dhe mos të presin në radhë para marketeve, por të respektojnë distancën fizike.

Baby Boo