Dueli Zaev vs Mickoski, ja pikat e përplasjes


Mungesa e reformave, varfërimi i qytetarëve, regresi në vend si dhe politikat e gabuara në planin e jashtëm ishin temat e përplasjes midis kryeministrit, Zoran Zaev dhe liderit të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në debatin në RTVM.

Në lidhje me çështjen e emrit, kryeministri Zaev tha se Qeveria është transparente në bisedimet, ndërsa propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, e avancon identitetin e qytetarëve.
“Zgjidhja ‘Republika Ilinditase e Maqedonisë’ jo vetëm që e mbron por edhe e avancon identitetin tonë. Nuk dëgjova argumente serioze kundër këtij propozimi. Identiteti mbetet, po ashtu edhe gjuha.”, ka thënë Zaev.

Mickoski tha se Zaev më parë ka thënë se zgjidhjen nuk do ta kërkoj në ndryshimet kushtetuese. Ai theksoi se Zaev ka dobësuar pozicionet në bisedime.

Zaev pyeti Mickoskin se “çfarë kanë ata kundër Ilindenit”, por nuk mori përgjigje nga lideri opozitar.

Duke folur për gjyqësorin, Mickoski tha se qytetarët do t’i besonin gjyqësorit, nëse do të ishte dënuar kryeministri. Sipas tij, Maqedonia ka kryeministër i cili është falur tre herë.

“Një herë u falë nga ish kryetari I shtetit për rastin Global. Herën e dytë nga ana e PSP-së për rastin ‘Puç’ dhe herën e tretë po e shohim tani”, tha Mickoski.

Por Zaev theksoi se maxhoranca e re është e fokusuar në zbatimin e reformave dhe se kjo po tregohet dhe po jep rezultate. “Gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm, por sot ka një dallim, sepse ekziston një procedurë e hapur gjyqësore dhe vesoj se Maqedonia meriton të ketë procedura të hapura gjyqësore. Procedurat gjyqësore edhe për mua po edhe për Gruevskin i ka përcjellë edhe publiku. Drejtësia në Maqedoni është në rrugë të drejtë. Zaev kërkoi kohë për përmirësimin e gjendes ekonomike dhe sociale dhe se Qeveria sipas tij po punon në këtë plan. (INA)

Baby Boo