Dua Lipa në mesin e yjeve që pritet të performojnë në ceremoninë e Kupës së Botës në Katar


Një nga momentet më të pritura të çdo Botërori po afrohet gjithnjë e më shumë: Ceremonia e hapjes. Hapja e kampionatit në Katar 2022 do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në qytetin Jor. Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave të ndryshme, dhe Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes.

Sipas Marca, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës. FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar do të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, që është e para që nisë Botërorin. Kjo nuk do të ishte hera e parë që Shakira bën hapjen e një Kampionati Botëror, pasi ajo kishte performuara në Kupën e Botës në Afrikë në 2010 dhe këndoi këngën zyrtare të atij viti “Waka Waka”.

Në anën tjetër, edhe Dua Lipa më parë ishte bërë pjesë e një ceremonie hapjeje të kampionatit të futbollit. Artistja 27-vjeçare hapi finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018 që u zhvillua në Kiev të Ukrainës. Kur kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri në fillimin e Kampionatit Botëror mbetet për të t’u parë se kush prej yjeve të muzikës do të performojë në ceremoninë e hapjes.

Baby Boo