Dua Lipa mbështet Biden: Ai qëndroi me ne, kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka treguar se mbështet kandidatin demokrat, Joe Biden, i cili po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA që po rreshtohen kah Biden, Dua Lipa ka treguar arsyet se pse po e mbështet kandidatin demokrat.
“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, tha këngëtarja me origjinë nga Kosova përgjatë videos.

Dua Lipa përndryshe jo pak herë ka treguar hapur qëndrimet e saj politike. Vitin e kaluar, ajo kishte kundërshtuar përmes rrjeteve sociale zgjedhjen kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke e quajtur një dështim të gjithë këtë.

Baby Boo