Dua Lipa, këngëtarja më e mirë në muzikën pop në MTV EMA 2018


Dua Lipa ka arritur që të fitojë një çmim në natën e ndarjes së çmimeve të MTV-së. Ajo u zgjodh këngëtarja më e mirë e vitit në muzikën pop, duke lënë prapa vetes emrat e njohur si Camila Cabello dhe Ariana Grande.

Ndarja e çmimeve nga MTV për më të mirë te Evropës është duke u zhvilluar ende.

Në këtë eveniment të pranishëm janë edhe dy artiste me prejardhje shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Të dyja artistet janë nominuar për natën e sotme, e meqenëse nuk morën çmimet kryesore, Dua Lipa nuk doli duarthatë.

Baby Boo