Dua Lipa këndon në shqip bashkë me vëllain Gjinin


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa vijon të pushojë në jug të Shqipërisë me familjen e saj, në pritje të Sunny Hill Festival, i cili për herë të parë këtë vit do të mbahet edhe në Tiranë.

Ajo dokumenton rregullisht jetën e saj në rrjetet sociale dhe duket se po ia kalon shumë mirë në Shqipëri, me familjen dhe shoqërinë.

Në një video të publikuar në Instagram, Dua bashkë me vëllain e saj Gjinin shihen të lumtur duke kënduar e shijuar muzikën. Ajo ka kënduar këngën “Shkel” të kantautorit të njohur, Armend Rexhepagiqi.

Dua Lipa pas pushimeve do të performojë në “Sunny Hill Tirana” që do të mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. VIDEO

Baby Boo