Dua Lipa: “Jam shumë e emocionuar, mezi pres t’ju shoh më…”


Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa sapo dha lajmin e madh që të gjithë shqiptarët presin! Ajo do të vijë në Shqipëri më shpejt nga sa të gjithë prisnim. Artistja e madhe ka zgjedhur të këndojë për të gjithë shqiptarët në datën më të rëndësishme për vendin, pikërisht më 28 nëntor.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Dua Lipa përmes një postimi në rrjete sociale, ku njoftom se do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në Tiranë më 28 nëntor. Gjithashtu, artistja e njohur shkruan se është shumë e emocionuar që do të këndojë në ditën e flamurit, që përkon edhe me 110 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

“Jam shumë e emocionuar t’ju lajmëroj se turneu “Future Nostalgia” do të përmbyllet në Tiranë me 28 Nëntor. Mezi po pres t’ju shoh me 28 Nëntor, për ditën e flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë”, shprehet ylli shqiptar me famë botërore në videon që ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale.

Kujtojmë që pak muaj më parë ishte këngëtarja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ajo e cila mbajti një koncert madhështor në Tiranë dhe u ndoq nga mijëra shqiptarë.

Baby Boo