Dua Lipa i reagon këngëtares serbe pasi tha se “Kosova dhe Metohija është Serbi”

Dua Lipa ka reaguar pas përgjigjes së këngëtares serbe ndaj saj, sa i përket vendosjes së Kosovës në hartën e Apple. Lipa ka shpërndarë një foto të Ismajl Qemajlit dhe Isa Boletinit me simbolin e një shqiponje dhe një mbishkrim AUTOCHTONOUS.

Baby Boo

Në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar kuptimin e fjalës AUTOCHTONOUS, ku thuhet se “më mirë autoktonë sesa të ardhur si migrantë ose kolonistë”. Ndërsa, sot këngëtarja serbe, Kija Kockar i ka reaguar këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa e cila iu bashkua kampanjës prote stuese ndaj kompanisë Apple, që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur në Apple Maps.