Drogë me postë në burgun e Fierit, ja si u zbulua rasti/ FOTO


Një sasi lënde narkotike kanabis është gjetur dhe sekuestruar teksa po tentohej të futej në burgun e Fierit. Lënda, e paketuar në 13 doza, ishte fshehur brenda një kutie antidjerse dhe ishte dërguar për t’u futur në burg në rrugë postare.

Gjatë kontrollit të ushtruar me skaner për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, për të dënuarit dhe paraburgosurit u zbulua droga.

Pakoja, ku në brendësi të kutisë së antidjersës u gjetën të fshehura 13 doza kanabis ishte nisur për Kristo Dashnor Dingon, i dënuar për veprën penale, “Vjedhje me dhunë”.

Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ky nuk është rasti i parë që në burgun e Fierit tentohet që të futet kanabis në disa mënyra.


Kanabisi i zbuluar, qe ishte fshehur ne kutinë e antidjersës

Baby Boo