Droga po shitet në Kosovë edhe përmes postës (VIDEO)


Dilerët e drogës së fundi po praktikojnë një mënyrë të re të shit-blerjes së drogës, atë përmes dërgimit postar, raporton T7.
45- vjeçari nga Prishtina e mallkon gushtin e vitit 1988. Atë kohë ai krijoi një lidhje me një shtetase të huaj me të cilën nisi edhe bashkëjetesën, por dashuria ndaj saj devijoi dhe në këtë mënyrë atë e drejtoi drejt përdorimit të drogës.

Ndonëse vetëm 15 vjeç, ai provoi substancën e quajtur “heroinë”, një nga drogat më të rënda.

Dyshimet e para për gjendjen e tij, familja i shfaqi 5 vite pasi ai kishte nisur përdorimin e substancave narkotike.

Baby Boo