Dritat misterioze gjatë tërmetit në Shqipëri: Shkencëtarët japin shpjegim për këtë fenomen


Në 30 sekondat kur tërmeti po lëkundte tokën në Shqipëri, është shfaqur në qiell një ditë misterioze, e cila ngjan herë pas here si drita e vetëtimës.

Me 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë prej 6.4 shkallë të Rihterit, duke lënë të vdekur 51 persona dhe mbi 700 të lënduar.

Pas tërmetit të kësaj dite, janë publikuar video të ndryshme. Në një përmbledhje të videove shihen ndërtesat duke lëvizur, por gjithashtu shfaqet edhe një dritë e bardhë.

Shkencëtarët kanë një hipotezë të re për të shpjeguar fenomenin misterioz, atë të dritës gjatë kohës që bie tërmet.

Sipas shkencëtarëve dritat shërbejnë si paralajmërim për një tërmet të pashmangshëm.

Për shekuj, dëshmitarët okularë raportuan herë pas here teksa kanë parë një fenomen të pashpjegueshëm disa minuta para, gjatë ose pas një tërmeti, drita të çuditshme të ndritshme në qiell.

Pas një tërmeti të vitit 1888 që goditi Zelandën e Re, për shembull, pati raportime për ‘paraqitje të ndritshme’ dhe ‘një shkëlqim të jashtëzakonshëm’ të dukshëm për disa orë. Ata u vunë re në 1930, gjatë një tërmeti Japoni, i dukshëm deri në 70 milje larg nga epiqendra.

Baby Boo