Dritan Abazoviq, rasti i politikanit shqiptar në Mal të Zi, aleat i partive serbe që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës


Ka pak muaj qe panorames politike shqiptare në Mal të Zi i është shtuar edhe nje force tjeter e cila mban emrin “ura” dhe ka kryetar të saj nje personazh mjaft kontrovers.

Në zgjedhjet lokale të 4 shkurtit 2018 te mbajtura per zgjedhjen e Kryetarit të komunes se Ulqinit kjo parti nuk arriti rezultatet e pritura. Në garë përtë drejtuar komunën me shumicën shqiptare ishin 10 lista kandidatësh, tre prej tyre janë të partivepolitike nacionale shqiptare ndërsa 7 ishin të partive malazeze.
Njëra prej këtyre partive malazeze quhet URA, është pjesë e opozitës dhe drejtohet nga politikani i ri shqiptar ulqinak dhe kontrovers Dritan Abazoviç i cili viteve të fundit është bërë një ndër politikanët më të njohur në vend, por fatkeqësisht duke punuar kundër interesave kombëtare shqiptare, gje qe ka bër qe mjaft intekektual shqiptar ne Mal te Zi ti japin nofken si “Esat Pashe Toptani” i ri.

Në zgjedhjet parlamentare partia e Abazoviçit mori dy deputetë si pjesë e koalicionit opozitar Kyçi bashkë me partitë serbe Demos dhe SNP që dolën ashpër kundër anëtarësimit në NATO dhe që kërkojnë heqjen e njohës ndaj Kosovës. Ndërkohë që dihet se shqiptarët kudo që jetojnë janë mbështetës të zjarrtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, Abazoviç ka qenë një ndër zërat më të dëgjuar kundër anëtarësimit si pjesë e opozitës pro-ruse, Abazoviç paraqet figuren tipike të një shqiptari musliman në Mal të Zi , të cilit i është bere gjaku ujë dhe nuk i jep më perparesi shqiptarise dhe gjuhes shqipe por myslimanizmit dhe i duket me trendy gjuha serbe në versionin cirilik mundesisht sesa gjuha e tij shqipe ,pra e thenë ndryshe në prag të deklarimit si “boshjak” dhe shqiptaret si ky me gjakun e bere ujë jane bajagi në Mal të Zi fatkeqsisht.

Baby Boo