Dritan Abazoviç: Kam respekt të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar dhe Skënderbeun


Shqiptari Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë” në Malin e Zi ka deklaruar se ka respekt të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar.

Ai sqaroi deklaratën e bërë më herët për Skënderbeun, duke theksuar se e respekton figurën e tij.
“Njerëzit janë emotivë nuk e kuptojnë ndonjëherë ironinë apo humorin. Unë respektin kundrejt kombit dhe Heroit Kombëtar e kam të jashtëzakonshëm.

Ata që kanë dashtë me e kuptuar, e kanë kuptuar. Ata që nuk duan ta kuptojnë, nuk do e kuptojnë kurrë,” tha Abazoviç.
Ai u shpreh në Syri Tv është munduar gjithmonë të jetë një politikan ndryshe dhe të krijojë një imazh origjinal. “Jam munduar gjithmonë të jem politikan ndryshe dhe ia kam arritur që të jem ndryshe. Të mos jem politikani tradicional. Mundohem të kem një imazh origjinal,” tha ai.

Mediat serbe sollën pak javë më parë deklaratën e tij, ndonëse të cunguar, ku Abazoviç shprehej se prindërit e Skënderbeut ishin sllavë.
Në një intervistë në gjuhën shqipe, Abazoviç kërkoi falje për deklaratën, duke e cilësuar atë një lapsus.

Baby Boo