Drita Islami: “Udhëtova me Besa Trans, autobusit freni i dorës nuk i punonte”


SDrita shkruan: “Fillimisht dua të shprehi ngushëllime për familjarët e vik*timave, Zoti I mëshiroft ata që ndruan jetë kurse familjarëve ju dhëntë durim ta përballojnë këtë sprovë! 💔

-E ndjej të nevojshme ta ndaj këtë eksperienc jo të mirë me ju, pasiqë bëhet fjalë për të njejtin agjension që shuajti jetën e 46 personave në aks*identin e ndodhur në Bullgari.
-Në vitin 2019, kur më duhej të udhëtoja deri në Aeroportin e Sofjes, po kjo kompani ishte ajo prej së cilës bleva biletë. Mjeti i tyre transportues u ndalua nga policia për kontrollim teknik. Policia e kishte ndaluar edhe 2 her të tjera gjat të njejtës javë por e kishin lëshuar disi, por kësaj rradhe JO. Bashkë me pesë udhëtar të tjerë, ishim dëshmitar që ky mjet transporti i kësaj kompanie, nuk e kaloi testin për frenim‼️ kurse freni i dorës nuk ishte në funksion fare ‼️

-Më pas, u detyruam të vazhdojmë udhëtimin me mjet tjetër privat, ja që vozitësi i këtij mjeti, në fakt, ishte vozitës “hua” i kësaj kompie në rast se mjetet e tyre nuk e kalojnë kontrollimin me sukses, transportohen me këtë mjet, vetur normale për 5 persona, kurse ne bashk me vozitësin ishim 7, i cili na rrezikoi jetët dona disa her gjat rruges, duke u ndaluar nga policia bullgare për tejkalim shpejtësie dhe i korruptonte me vetëm 10€ ‼️

Do të thotë, kjo kompani asnjëherë nuk ka tentuar t’i rregullojë problemet teknike të mjetëve të tyre, dhe nuk mban përgjegjsi për jetën e udhëtarëve.
-Po e paguajmë çmimin e mos të mbajturit përgjegjës njerëzit për gabimet e tyre, edhe atë me çfarë çmimi se!
-Për mua ishte hera e par dhe e fundit që udhtova me këtë kompani, pasi që isha vet dëshmitare se kjo kompani mban 0 përgjegjsi për jetën e udhëtarve!!!”

Baby Boo