Drita Islami, risi e freskët në garën për këshill të qytetit të Shkupit


Para dy netësh, në mbledhinë qëndrore të LSDM-së në parkun “Ibni Pajko” afër Çarshisë së vjetër të Shkupit, përveç kryetarit të tanishëm të Shkupit, Petre Shilegov dhe kryeministrit Zoran Zaev, fjalën para të pranishmive e mori edhe Drita Islami, kandidatja shqipëtare e listës së LSDM-së paër këshill të Qytetit të Shkupit. Drita në fjalimin e saj tha se është e nderuar që është pjesë e listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit nga “Koalicioni për më të mirën për komunën time e udhëhequr nga LSDM”.
Për ata që nuk e njohin, Drita Islami është një nga sportistet më të suksesshme në Maqedoninë Veriore për momentin.

“Jam e nderuar që jam pjesë e ekipit fitues të kryetarit Petre Shilegov i cili gëzon besim të madh jo vetëm tek të rinjtë, por edhe në të gjitha komunat e Shkupit. Unë jam krenare që jam pjesë e ekipit që po zhvillon në mënyrë të barabartë qytetin e Shkupit – ekipi që bëri që Saraji të zhvillohet në hap me të gjitha komunat e tjera të Shkupit – me një park të rinovuar, fidane, shkollë të mesme të rindërtuar, palestër të re të pajisur, rrugë të rindërtuara, përmirësim të rrjetit të furnizimit me ujë dhe kanalizim, investime të reja ekonomike etj.” – tha Drita në fjalimin e saj.

Drita gjithashtu premtoi se do të bëj çmos që si këshilltare të promovoj sportin dhe të motivojë të rinjtë që të qëndrojnë në Shkup, qytet ky me mundësi të barabarta, qytet ku të rinjtë mund të arrijnë të gjitha sukseset e jetës që i ëndërrojnë. Ajo vazhdoi duke thënë se deri te qëllimi arrihet hap pas hapi – ndërsa qëllimi i saj dhe i kryetarit të tanishëm është i përbashkët, qëllim që Shkupi të bëhet një storje suksesi e veçantë.

Drita Islami, fillimet e saja në sport i ka që nga mosha 11-vjeçare kur edhe kishte filluar hapat e para në vrapim. Kulmi i karrierës së Dritës është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, si shqiptarja e parë nga Maqedonia në këtë eveniment. Drita njëherit është fituese e dy medaljeve të arta, në Kupën e Evropës dhe atë në vitin 2017 dhe 2019. Drita njëherit ka arritur të regjistrojë rekord në shtegun në 400m në sallë të mbyllur, duke regjistruar kohe 56.35 dhe kështu ka bërë të thyej rekordi 40 vjet të vjetër.

Baby Boo