“Drenicak jam po asitroh nuk më mungon Thaçi, nuk ka punu kurgjo hiç”, qytetari i pakënaqur me bashkëvendasin


Mëngjesin e sotëm qytetarët të cilët gjendeshin në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, janë pyetur se a po i mungon ish-presidenti Hashim Thaçi. Përgjigjet e qytetarëve drenicas ishin të ndryshme. Shumë nga ta treguan se bashkëvendësi i tyre Thaçi, po i mungon shumë. Por, një qytetarë tha se nuk i mungon aspak ish-presidenti. Ai thotë se Thaçi nuk ka punuar asgjë.

“Asitroh, ska punu mirë, e dinë populli. Me mungon ai që punon drejtë edhe ai që punon mirë për popull”, tha ai.
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka lindur në fshatin Burojë të Skenderajt.

Baby Boo