Drejtorii i Ansamblit Shtetëror, nën llupën e Antikorrupsionit


Komisioni për Anti-korrupsion do t’i hetojë keqpërdorimet e Drejtorit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Shkodran Tolaj, të cilat janë konstatuar në raportin e Sektorit për Mbikëqyrje Juridike dhe Inspektuese në Ministrinë e Kulturës, shkruan Alsat.

Nga anti-korrupsioni thonë se nga Ministria e Kulturës do i kërkojnë të gjitha dokumentet rreth këtij rasti.

“Duke marrë parasysh faktin se Ministria amë tashmë ka konstatuar parregullsi, KSHPK do ti kërkojë dhe shqyrtojë të gjitha dhe do të veprojë në pajtueshmëri me supozimet”, thonë nga Komisioni për Anti Korrupsion.

Të pyetur nga Alsat, nga Ministria e Kulturës një ditë më parë thanë se ende po e shqyrtojnë Raportin ku janë konstatuar parregullsitë e drejtorit Tolaj edhe pse raporti është bërë rreth 8 muaj më parë.
Por pas informatave të publikuara të raportit, për keqpërdorime në Ansamblin shqiptar flasin edhe ish të punësuar në Ministrinë e Kulturës. Emin Gaxha, ish anëtar i Komisionit për Folklor në Ministri thotë se derisa ka qenë në atë pozitë, ka vërejtur shumë parregullsi. Ai thotë se pasi ka filluar të hetojë për parregullsitë është larguar nga puna. Sipas Gaxhës Ansambli ka marrë shuma marramendëse për të realizuar hulumtime për koreografi por pjesa më e madhe e projekteve nuk janë realizuar siç duhet.

“15 mijë euro për ta hulumtuar Rekën, ti marr pedagogët më të njohur etnolog të Kosovës, Shqipërisë e këto pak që i kemi ne e ta hulumtojnë terrenin e pastaj ta vendosin koreografinë në ansambël, çka bënë, me dy ditë punë, kanë marrë dy valltarë, bën koreografinë me tre hapa me gjashtë minuta… Ansambli “Tanec” me 2 600 euro, me 160 000 denarë e realizon vallen e Rekës me 16 minuta program, normal që u revoltova pak keq”, tha Emin Gaxha, ish i punësuar në Komisionin për Folklor në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

Gaxha thotë se në Ansambël janë bërë edhe keqpërdorime të mjeteve të cilat kanë qenë të dhëna për hulumtim dhe realizim të projekteve të tjera. Gaxha akuzon edhe zyrtar të tjerë brenda ministrisë.

“Shihe, kanceri i të gjithë kësaj që ndodh në Maqedoni duhet ta dijë çdonjëri se janë tre persona, Valmiri Sekretari Shtetëror, Besiana Mehmedi dhe Shkodrtan Tolaj plus klanin që e i kanë të Kërçovës që veprojnë, vetëm ata i kanë pesë gjashtë projekte ku fshehën ata, Besiana, e përdorin, atë këngëtar, këtë këngëtar, a pas të gjitha gjërave janë vetëm tre firma”, u shpreh Emin Gaxha, ish i punësuar në Komisionin për Folklor në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

Një ditë më parë Alsat kërkoi qëndrim edhe nga drejtori i ansamblit, Shkodran Tolaj, i cili u përgjigj në orët e pasdites dhe tha se për momentin nuk mund të jap qëndrim konkret pasi është i ngarkuar me punë për përgatitjen e një koncerti. Tolaj tha se “Kush punon edhe mund të gabojë”, por pas datës 9 maj do të prononcohet rreth raportit. Alsat ditë më parë publikoi disa detaje nga Raporti Inspektues në Ministrinë e Kulturës, ku shkruan se nga ana e drejtorit të Ansamblit, Shkodran Tolaj, kanë hasur në keqpërdorime parash dhe shpenzime jashtë kornizave ligjore, për bileta dhe honorarë për udhëtimin jashtë vendit, pagesa kamatash dhe përmbarues për shkak të mos kryerjes në kohë të pagesave të domosdoshme, karburante për automjetin personal dhe parregullsi të tjera./Alsat.mk

Baby Boo