Drejtori Simovski: S’ka popull shqiptarë gjatë regjistrimit, të gjithë do të regjistrohen si popull maqedonas


Drejtori i Entit të Statistikave në Maqedoni, Apostol Simovski është duke pregaditur terren për falsifikimin e regjistrimit që pritet të organizohet pas dy viteve të ardhshme.

Në vitin 2020 kryeministri, Zoran Zaev i ndihmuar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci dhe ai i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi pritet që të realizoj falsfikimin e numrit të popullatës së Maqedonisë, ku të gjithë shqiptarët do të llogaritën se janë maqedonas, raporton portali AMERIK-RADIO.

Ky alarm vjen pas deklaratës skandaloze që  e dha ditë më parë Drejtori I Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski, që është bashkëpuntori më i ngushtë i kryeministrit, Zoran Zaev.

Në regjistrimin e vitit 2020 të gjithë qytetarët e Maqedonisë do të llogariten se janë maqedonas, kombësia shqiptare nuk do të ekzistojë, ndërsa me këtë do të goditen themelet e Marrëveshjes së Ohrit ku parashihet ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar të komunitetit që flet mbi 20 përqind, që në realitet janë shqiptarët.

Me këtë regjistrim skandaloz, shqiptarët e Maqedonisë do të humbin të drejtat e garantuara nga konflikti i vitit 2001, ku shqiptarët mund të përdorin gjuhën shqipe në komunat ku janë mbi 20 përqind e popullatës, ndërsa flamurin shqiptar mund të përdorin në komunat ku jetojnë mbi 50 përqind e popullatës, njofton portali, AMERIKA-RADIO.

Qëllimi i këtij regjistrimi është të ndryshohet realiteti etnik i Maqedonisë, kur dihet se 10 vitet e fundit në shkollat fillore mbi 30 përqind e filloristëve janë shqiptar, ndërsa nataliteti i fëmijëve tek popullata është në rritje të vazhdueshme në krahasim me maqedonasit të cilët kanë stagnim në këtë drejtim, madje dominon mortaliteti në komunat maqedonase.

Megjithatë regjistrimi i paralajmëruar i popullsisë i cili planifikohet të realizohet gjatë vitit 2020 nuk do të përmbajë pyetje se cilës përkatësi etnike apo fetare i takojnë qytetarët.

Kështu ka paralajmëruar Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski gjatë një deklarate dhënë 1TV-së. Jo zyrtarisht kjo çështje ishte arsyeja pse regjistrimi i fundit që duhej të realizohej në vitin 2011 dështoi.

Regjistrimi i popullsisë në nivel republikan nuk është bërë qe 18 vite.

Simovski vlerëson se në regjistrimin e popullsisë nuk duhet të përfshihet përkatësia etnike dhe fetare, të cilat nuk kërkohen as edhe sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara.

“Regjistrimi i popullsisë u kthye në një fushë-betejë të interesit të madh për politikën në vend. Regjistrimi i vitit 2011 dështoi pikërisht si rezultat i vënies gisht nga politika, kurse elementi i vetëm për të cilën është e interesuar politika është pikërisht përkatësia etnike. Kjo e dhënë nuk ka asnjë vlerë përveç asaj politike”, është shprehur Simovski.

Sipas Drejtorit ë Entit Shtetëror për Statistikë që të hiqet politika nga vënia gisht në regjistrimin e popullsisë është që të hiqen pyetjet se cilës etni apo religjion i takojnë qytetarët, pasi që çështja nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike por me gjuhën që flasin qytetarët.

Simovski gjithashtu thotë se 18 vitet e kaluara pa realizim të një regjistrimi të mirëfilltë të popullsisë e kanë lënë Maqedoninë pa mundësi për të marrë vendime të rëndësishme politike me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shmangies së gabimeve si rezultat i të dhënave të vjetra.

Regjistrimi i paralajmëruar i popullsisë i cili planifikohet të realizohet gjatë vitit 2020 nuk do të përmbajë pyetje se cilës përkatësi etnike apo fetare i takojnë qytetarët.

Kështu ka paralajmëruar Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski gjatë një deklarate dhënë 1TV-së. Jo zyrtarisht kjo çështje ishte arsyeja pse regjistrimi i fundit që duhej të realizohej në vitin 2011 dështoi.

Regjistrimi i popullsisë në nivel republikan nuk është bërë qe 18 vite.

Simovski vlerëson se në regjistrimin e popullsisë nuk duhet të përfshihet përkatësia etnike dhe fetare, të cilat nuk kërkohen as edhe sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara.

“Regjistrimi i popullsisë u kthye në një fushë-betejë të interesit të madh për politikën në vend. Regjistrimi i vitit 2011 dështoi pikërisht si rezultat i vënies gisht nga politika, kurse elementi i vetëm për të cilën është e interesuar politika është pikërisht përkatësia etnike. Kjo e dhënë nuk ka asnjë vlerë përveç asaj politike”, është shprehur Simovski.

Sipas Drejtorit ë Entit Shtetëror për Statistikë që të hiqet politika nga vënia gisht në regjistrimin e popullsisë është që të hiqen pyetjet se cilës etni apo religjion i takojnë qytetarët, pasi që çështja nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike por me gjuhën që flasin qytetarët.

Simovski gjithashtu thotë se 18 vitet e kaluara pa realizim të një regjistrimi të mirëfilltë të popullsisë e kanë lënë Maqedoninë pa mundësi për të marrë vendime të rëndësishme politike me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shmangies së gabimeve si rezultat i të dhënave të vjetra./AmerikaRadio

Baby Boo