Drejtori i policisë sekrete. Ky është plani për dështimin e referendumit


Një javë para mbajtjes së referendumit, drejtori i policisë sekrete (DSK) Goran Nikollovsaki në Studion e hapur 1 deklaroi se nuk ekziston kërcënim i hapur mbi sigurinë e Republikës së Maqedonisë.

Ai vlerëson se fushata negative e cila ndërlidhet me Rusinë është e pranishme për disa vite me rradhë.

“Deri në vitin 2008 Rusia nuk kishte asgjë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Pas kësaj periudhe kohore kanë ndryshuar qëndrimet, duke filluar me deklaratat e Lavrovit, ku thuhet se nuk kanë asgjë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE-së, por se janë kundër anëtarësimit në NATO”, thekson ai.

Sipas tij, Rusia gjithsesi ka një ndikim, por si dhe sa është i organizuar hetimi aktual. Sic sqaron ai, në botën moderne lufta nuk zhvillohet me revolver, por përmes ekranit me prekje.

“Cfarë është ajo që ne e shohim në terren në Maqedoni? Gjithsesi që shohim një shfaqje të organizuar në rrjetet sociale, e cila ka për qëllim zvogëlimin e pjesëmarrjes në referendum, dështimin e referendumit, diçka që do të shkaktonte më tej një seri ngjarjesh. Para së gjithash lajme të rrejshme dhe gjysmë të vërteta”, sqaron ai.

Baby Boo