Drejtori i Policisë: “Nuk e kemi asnjë provë që krimi në Gllogjan ka të bëjë me akt terrorist”


Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në një konferencë për media tha se nuk kanë asnjë provë se krimi që dje u krye në Gllogjan ka të bëjë me akt terrorist.
“Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë të dhënë asnjë provë asnjë informacion që shkon kah akti terrorist ose nga akti që lidhet me çështje religjioz”, tha ai.

Drejtori Mehmeti tha poashtu se ekzaminimi i provave tenike që është duke u bërë merr kohë.
“Terreni është duke u ekzaminuar tani. Ekzamini i provave teknike është që kërkon kohë, është e pamundur që të bëhet kaq shpejt të lëvizjeve që ka bërë i dyshuari ose të dyshuarve”, tha Mehmeti.

Baby Boo