Drejtori i OBSh-së për Evropë: Do të rritet numri i viktimave të Covid-19 në vjeshtë


Drejtori i degës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge, tha se Evropa pritet të shënojë rritje të numrit të vik*timave të koronavirusit në tetor dhe nëntor.
“Do të jetë më vështirë. Në tetor, nëntor, ne do të shohim më shumë vde*kshmëri”, tha Kluge, përderisa kontinenti po përballet me rritje të numrit të infektimeve, ndonëse shifra e vik8timave po vazhdon të jetë relativisht e qëndrueshme.

Megjithatë, rritja e numrit të infeksioneve pritet të shkaktojë edhe shtim të shifrës së vik*timave, sipas kësaj organizate.
“Është një moment kur vendet nuk dëshirojnë ta dëgjojnë këtë lajm të keq dhe unë i kuptoj”, shtoi Kluge, duke theksuar se ai dëshironte ta dërgonte mesazhin pozitiv se pandemia do të përfundojë në një moment apo në një tjetër.

55 vendet anëtare të OBSh-së në Evropë do të mbajnë një takim virtual përmes internetit të hënën dhe të martën për të diskutuar rreth masave kundër koronavirusit dhe të pajtohen rreth strategjisë së tyre të përgjithshme 5-vjeçare.
Kluge paralajmëroi se zbulimi i vaksinës nuk e nënkupton patjetër përfundimin e pandemisë. “Tërë kohën po dëgjoj se vaksina do të jetë fundi i pandemisë. Natyrisht që jo! Ne as nuk e dimë nëse vaksina do t’i ndihmojë të gjitha grupmoshat. Po i marrim disa shenja se ajo do të jetë ndihmë për një grup dhe jo për një tjetër”, tha ai.

Baby Boo