Drejtori i NP ”Rrugët e Maqedonisë” Bekim Mehmeti, punëson shqiptarë nga Velesi


Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbetet i fokusuar edhe në zonat tjera të vendit, sa u përketë projekteve , infrastrukturës por edhe punësimit të shqiptarëve gjithandej informon Tetova sot.
Në vijë të kësaj Drejtori i Ndërmarrjes Publike ”Rrugët e Maqedonisë” Bekim Mehmeti ka punësuar edhe shqiptarë nga Velesi në sektorin e Rrugëve të Maqedonisë së Veriut .
Ai e me këtë rast ka deklaruar se do të jetë gjithnjë në shërbim të shqiptarëve .

Të përkujtojmë se nën drejtimin e drejtorit Mehmeti janë realizuar shumë projekte me rëndësi jetike .NP “Rrugët e Maqedonisë” me sukses kohë më parë e përfunduan rrugën Gostivar- Sërmovë me gjatësi 5 km, duke premtuar se në pranverë do të fillojnë edhe me pjesën tjetër.
U zhvilluan gjithashtu edhe punimet në rrugën rajonale Kondovë – Radushë si dhe ne zona tjera .

Poashtu edhe në Tetovë brenda kësaj periudhe ka patur rregullime në disa zona .
Me këtë rast Memeti tha se makineritë e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” nuk do të ndalen vetëm me kaq në Tetovë dhe zonat tjera . Ai thotë se gjithçka që është lënë pas dore ndër vite nëpër komunat e banuara kryesisht me shqiptar, do të kompensohet gjatë mandatit të tij si drejtor.

Baby Boo