Drejtori i KEK-ut për ekspertin gjerman: “Do të vijnë edhe dy-tre të tjerë, Kosova s’ka ekspertë të turbinave”


Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka folur për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon Kosova kohën e fundit.
Ai ka bërë të ditur se pos ekspertit gjerman që tashmë është angazhuar për të parë gjendjen e turbinave dhe rotorit të bllokut “B2”, deri në rregullimin e tij do të vijnë edhe dy ose tre ekspertë të tjerë.

“Ne zakonisht nuk punojmë me individ, kompania “General Electronic” që është kontraktuar është prodhuese e turbinës dhe rotorit dhe është kompani që kemi vazhdimisht kontakt me ta për prishjet që bëhen tek ne”, ka thënë Krasniqi.

“Nuk është vetëm një ekspert gjatë kohës do të vijnë edhe dy-tre të tjerë”, tha Krasniqi. Krasniqi mes tjerash tregoi se pse u dashtë që të angazhohej një ekspert i huaj.
“Askush nuk ka ekspertë të prodhimit të turbinave, edhe në botë ka pak kompani që prodhojnë turbina dhe rotorë. Kosova ka ekspertë të mirë për mirëmbajtje të termocentraleve, por jo ekspertë të turbinave dhe rotorëve”, tha Krasniqi.

Krasniqi mes tjerash tregoi se si erdhi deri tek rënia e bllokut B2.
“Më 14 dhjetor kemi pas një rënie të bllokut B2 dhe kjo ka ndodh për shkak të disa defekteve që kanë rrjedh nga rotori i shtypjes së ultë tek turbina, këto pastaj kanë reflektuar edhe në kontenzatorë. E gjithë kjo na ka shtyrë që patjetër të ndalim bllokun dhe nga inspektimet e para është parë që ka një prishje dhe defekt i cili mund ta dëmtojë më shumë rotorin në njësi dhe turbinën e për këtë jemi detyruar që ta ndalim”.

“Pas një kohë që është dashur të bëhet ftohja e bllokut, ekspertët e KEK-ut kanë hequr shtëpizën e jashtme të turbinës përderisa për shtëpizën e brendshme është dashur patjetër të presim që të vij një ekspert nga kompania “General Electric” e cila është edhe prodhuese e turbinës”.

Baby Boo