Drejtori i burgut në Tetovë ka organizuar aheng me muzikë live për të burgosurit!


Një festë e madhe është organizuar nga drejtori i Burgut në Tetovë Qefali Haviu për vuajtësit e dënimit!

Shoqata Kulturore Artistike “Jehona e Malësisë” dhe performanca live nga grupi muzikorë “Dale” nga Gostivari janë vetëm disa nga pikat argëtuese që janë performuar mbrëmë për të dënuarit brenda hapësirave të Burgut të Tetovës!

Drejtori i Burgut Qefali Havziu për Pa Censurë tha: “ Krahas gjithë aktiviteteve që zhvillohen në Burgun e Tetovës kemi organizuar edhe këtë festë. Të gjitha proçeset kanë të bëjnë me programet për trajtim dhe resocializim të të dënuarve. Rritheksojmë dhe me përgjegjësi njoftojmë opinion publik si dhe familjarët e të burgosurve se siguria në institucionin tonë është në nivel të lartë, duke u mbështetur në ligjin për ekzekutimin e sankcioneve, si dhe në respektimin e të drejtave universale të njeriut. Aktivitetet sportive kulturore, etj do të zhvillohen në vazhdimësi”

Kujtojmë se drejtori Havziu me ardhjen e tij në krye të Burgut të Tetovës ka rinovuat hapësirat brenda në burg si dhe hoqi dorë nga reprezentacioni, vetura zyrtare dhe benefite tjera që ofron pozita shtetërore!/Pa Censure

Baby Boo