Drejtori Halili: Teknologjia e informacionit është arma më e fuqishme, që ruan rendin dhe paqen në botë

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, z. Festim Halili sot ka marrë pjesë në edicionin e dhjetë të Albanian ICT Aëards, në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve kombëtare në Teknologji dhe Inovacion.

Në vazhdim fjalimi integral:

I nderuar nënkryetar i Bashkisë së Tiranës,

I nderuar ambasador i Kosovës

Të nderuar të pranishem dhe inovator,

Ndjehem i nderuar që sot po drejtohem para një brezi të rëndësishëm dhe mjaft të veçantë të kombit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Si profesionist i fushës, por edhe si drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, vlerësoj lartë eventet e këtilla që shoqërinë tonë në përgjithësi dhe rininë më veçanti e shtyjnë shumë hapa para duke e bërë të barabartë dhe konkurent me popujt më të ngritur të botës së civilizuar. Historia e ka dëshmuar se kombe lindin e shuhen, por ka dhe të atillë që mbijetojnë. E ata që mbijetojnë, madje edhe ngriten e zhvillohen janë ata kombe që dijnë të ndjekin dhe të nxisin trendet e zhvillimin, hapërojnë me kohën e pse jo edhe i paraprijnë kohës.

Kreativiteti është mënyra e të menduarit për gjëra të reja, ndërsa inovacioni është veprimi për të bërë realitet risitë.

Teknologjia e informacionit dhe komunikimit sot është bërë arma më e fuqishme, që ruan rendin dhe paqen në botë, fusha që zhvillon shoqërinë, lehtëson dhe avancon jetën dhe ngrit njerëzinë në në nivel më të lartë. Ne si shoqëri jemi jo vetëm të detyruar, por tanimë edhe të vetëdijësuar për rëndësinë e të qenurit në hap me zhvillimin e teknologjisë, informacionit, komunikimit dhe inovacioneve në përgjithësi.

Por ky zhvillim dhe kjo fushë nuk është një sport individual. Në këtë fushë duhet të jemi përkrah njëri tjetrit, në ndihmë të njëri tjetrit dhe të vashkëveprojmë me njëri tjetrin. Andaj unë si drejtues i një institucioni kyç në këtë sferë, në Maqedoninë e Veriut gjithmonë kam qenë dhe vazhdoj të mbetem i fokusuar në mbështetjen e profesionistëve, inovatorëve dhe veçanërisht shkenctarëve dhe ideatorëve të rinj. Por kjo nuk është maksimumi që mund të bëjmë ne që sot kemi në dorë për të bërë diçka. Andaj jemi këtu për të lidhur urra të reja bashkëpunimi, për tu rrjetizuar e për të bashkëvepruar që të jemi më efikas në këtë mision, më të suksesshëm në ndjekjen e trendeve të shpejta të zhvillimit dhe më të suksesshëm në profesionet dhe angazhimet tona.

Ne si shoqëri të këtij rajoni, sot përballemi me një dukuri shumë shqetësuese, migrimin e të rinjëve në perëndim. Dhe sa herë që pyesim se përse dhe ku ikin të rinjtë, shpesh dëgjojmë përgjigjen, po ikin në vendet më të zhvilluara. Për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar ende, zhvillimi drejt të cilit vrapojnë të rinjtë tanë janë ky zhvillim për të cilun flasim ne sot këtu. Andaj të punojmë bashkërisht që atë zhvillim ta sjellim në vendet tona, që ti ndalim të rinjtë që na kanë ngelure dhe pse jo edhe ti kthejmë ata që kanë ikur. Të punojmë bashkë për të krijuar mundësi dhe mbështetje për ato të rinj të aftë të cilën dijnë dhe duan të punojnë në mënyrë të pavarur, me kreativitetin e tyre dhe të zhvillojnë projektet inovative në vendlindje. Për ta rrumbullaksuar, sot jetojmë në kohën e smart teknologjisë, andaj të tregohemi edhe në më smart në veprimet tona, në ndërtimet e strategjive dhe në projeksionet për të ardhmen.

Krejt në fund, urime të përzemërta për fituesit e çmimeve dhe për të gjithë të tjerët që poashtu janë fitues me vetë faktin që kanë arritur deri këtu ku dua ti sigurob se rrugëtimi i suksesit sapo ka filluar.

Urime dhe shumë suksese të gjithëve!