Drejtoresha Kasami: “Në shkollën Kirili dhe Metodi pashë këto dy djem që nuk dinin ka t’ja mbajnë”


Drejtoresha e shkollës “Kirli dhe Metodi” ka lajmëruar në facebookun e saj personal për një fenomen negativ, ku Kasami shkruan, raporton Pa Censurë:

“ Të nderuar miq, mikesha, prindër!
Tash, kur dola nga puna (shkolla) pashë dy djema (nxënës), të cilët nuk dishin kah t’ja mbajnë, kah të shkojnë?
M’u dhimbsen sepse jashtë bie shi dhe bën shumë ftohtë!
Ato dy fëmijë, duhet të jenë në shtëpi, me familjarët ose kujdestarët, të flasin si kaluan sot dhe çka kanë në plan – detyra nesër!
Nxënësi, deri në 18 vjet duhet të jetë nën përkujdesje të prindit – kujdestarit, prandaj JU lutem, keni kujdes fëmijët, ku janë ata dhe ku rinë pasditeve?
Nuk dua të shkruaj por, kam obligim moral, sepse jam mësuese dhe edukatore.
Mbase, një ditë, do më jepni edhe të drejtë!

Respekte!”

Baby Boo