Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se drejtori i spitalit në Ohër do të pushohet nga puna nesër sepse nuk ka pranuar në spital një paciente të Strugës e cila vdiq dje nga koronavirusi.
“Të informoj për pacienten tani më të ndjerë e cila nuk ishte shtruar në spital sipas informacionit të departamentit infektiv në Spitalin e Ohrit. Nesër do të shkarkohet drejtori, do të emërohet një drejtor i ri. Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror po shqyrtojnë rolin e të tjerëve sot, dhe informacioni do të vendoset më tej. Në ndërkohë, është filluar një procedurë, dhe unë u bëj thirrje institucioneve që të zbatojnë plotësisht procedurën, “tha Filipce.